ShowBiz
3 shtator 2021
Divorcoi bashkëshorten për asistenten, pas skandalit seksual zyrtari i lartë nis pushimet me të dashurën e re

Ish-sekretari i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, ka nisur pushimet romantike me të dashurën, Gina Coladangelo, në Alpet Zvicerane.

Sipas medieve të huaja mësohet se çifti qëndruan në një banesë e cila kushtonte 78 paund nata, në vendpushimin e Villars-sur-Ollon.

Gina dha dorëheqjen si sekretare e shëndetësisë pasi u kap ‘mat’ gjatë pandemisë me Hancock dhe lidhja e tyre u ekspozua në shtyp.

Pamjet e CCTV të zbuluara në një gazetë i tregonin ata duke u puthur në zyrën e departamentit të Hancock në maj, një kohë kur Mbretëria e Bashkuar ishte në fazën e dytë të kufizimeve të Covid dhe kontakti fizik me njerëzit brenda ishte i kufizuar, shkruan The Independent. 

Pas kësaj ai dhe asistentja e tij u detyruan që të jepnin dorëheqjen dhe Hancock, i dha fund martesës 15-vjeçare me gruan e tij Martha Hancock për të filluar një lidhje të re me Gina-n.



Të ndryshme
Më shumë
Simovski: Do të gjejmë zgjidhje për të regjistruar të gjithë qytetarët24 shtator 2021
Teuta Arifi: Institucionet të bëjnë punën sa më shpejt për të zbardhur rastin 9 shtator 2021
Flet Ylli i grupit “Aurora” pasi miku i tij tha se është i dërguar i Zotit: Nazi u keqkuptua, foli në aspektin njerëzor 6 korrik 2021