Nga Rajoni
7 shtator 2021
Lajçak për bisedimet Kosovë-Serbi: Ka disa çështje urgjente për t’u diskutuar

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të martën dhe mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Lajçak në një postim në Twitter shkruan se janë disa çështje urgjente që duhet diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjendet një mirëkuptim i përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011.



Të ndryshme
Më shumë
Tch: Emri i Vlora Çitakut lakohet për ministre të Diasporës së Shqipërisë 1 shtator 2021
Pendarovski: Nëse duhet të shpërfytyrohemi, nuk na duhet BE-ja23 qershor 2021
Xhaferi në takim me kryetarët e parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor27 shtator 2021