Kuriozitete
13 shtator 2021
Gjarpri prej 7 metrash gjen një shtëpi

E quajtur Super Gjarpri, ky piton femër 14-vjeçare është tashmë një banore e Akuariumit Kombëtar Al Qana në Abu Dabi, në zonën e pyllit të shiut së bashku me 8000 krijesa të tjera.

E gjatë shtatë metra dhe me një peshë prej 115 kilogramë, ky gjarpër ha rosakë dhe lepuj, ndërsa është një notare e shkëlqyer. Nevojiten 12 njerëz për ta mbajtur atë në të gjithë gjatësinë e saj.

Super Gjarpri lindi në Los Anxheles në sajë të një programi specifik dhe është e mësuar me kontaktin njerëzor, por ka mbetur një specie e pa ekspozuar në publik. Tashmë, vizitorët do të jenë në gjendje të shohin nga afër zvarranikun e mahnitshëm.

 



Të ndryshme
Më shumë
Fjolla rrëfehet për ndarjen nga Cozman, zbulon i kujt ishte faji!15 shtator 2021
Derkoski: Asnjë in cident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani15 korrik 2020
Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni21 qershor 2021