Nga Vendi
14 shtator 2021
Maqedoni, dje janë aplikuar mbi 15 mijë vaksina

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

MSH informon se janë aplikuar gjithsej 1.397.773 doza të vaksinës, ndërsa 636.193 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 15.424 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.728 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve31 gusht 2021
Flet mërgimtari që postoi foton i rrethuar me para: Punoj në një firmë për ngarkim shkarkim të materialeve, kisha mbi 5 mijë euro në foto30 korrik 2021
Historia e veçantë e Hanifes: Pa ushtarin e UÇK’së në TV dhe u dashurua me të 7 korrik 2021