Nga Bota
14 shtator 2021
Krejtësisht nudo në rrugët e qytetit, prokurori në gjendje të dehur del për të blerë birrë

Një prokuror në Poloni pret shkarkimin pas shpërndarjes online së disa fotove të pazakonta ku ai shihet krejt i zhveshur, në gjendje të dehur dhe duke blerë birrë.

38-vjeçari është fotografuar të enjten nga qytetarët në rrugët e qytetit Sëidnica, në jugperëndim të Polonisë, ku ironikisht ai është një prokuror i respektuar. Në njërën prej fotove ai shfaqet teksa ecën drejt kasës së dyqanit duke mbajtur një pako me katër kanaçe birre në dorë.

Pasi kryen pagesën sikur çdo gjë ishte normale, ai largohet në drejtim të një rrugice të parkut të qytetit.

Dëshmitarët thanë se ai ishte në gjendje dukshëm të dehur dhe i pavetëdijshëm për veprimet që kryente.

Qytetarët e denoncuan rastin, ndërsa policia e shoqërua prokurorin me akuzën e sjelljeve të turpshme në publik. Prokurori i vënë në siklet ka kërkuar ndjesë për skenat e pakëndshme.



Të ndryshme
Më shumë
Reshitaj: MSh-ja favorizoi kompani të caktuara, kërkon nga prokuroria të nisin hetimet28 maj 2020
Turqia tërhiqet zyrtarisht nga traktati kundër dhunës ndaj grave 1 korrik 2021
Gjakovari thotë se policët ia thyen këmbën gjatë arrestimit, hyn në operacion21 qershor 2021