Nga Rajoni
16 shtator 2021
“Një vizitë e veçantë me zonjën e veçantë”, babi i Dua Lipës poston foton nga takimi me Vjosa Osmanin

Babai i Dua Lipës para disa ditësh ka takuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani ndodhet për takime zyrtare në Berlin të Gjermanisë, kurse para se të nisej për atje ka zhvilluar një takim me Dukagjin Lipën, babanë e këngëtares së njohur ndërkombëtare Dua Lipa.

Dukagjin Lipa sot ka publikuar fotografinë e realizuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ai e quan takimin mjaft të veçantë ndërsa Vjosës gjithashtu i drejtohet si një zonjë e veçantë, teksa edhe shprehet se ajo po bën një punë të mahnitshme duke e përfaqësuar denjësisht Kosovën.

“Një vizitë e veçantë me zonjën shumë të veçantë. Faleminderit zonja presidente, Vjosa Osmani, për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë. Krenar që jam pjesë e ekipit tuaj të fushatës zgjedhore”, shkroi Duakgjin Lipa në mbishkrimin e fotografisë.



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti: Në hasmëri të përhershme nuk ecet përpara13 gusht 2021
Cërvenkovski: Maqedonia është shtet i korruptuar që jeton në kredi27 shtator 2021
Prokuroria e Bullgarisë: Të mbijetuarit janë në gjendje të rëndë psiqike, ende po hetohet nëse ka pasur shpërthim23 nntor 2021