Nga Vendi
24 shtator 2021
Maqedoni, nga dita e hënë dozë e tretë e vaksinës edhe në Maqedoni

Nga dita e hënë dozën e tretë të vaksinë kundër coronavirusit do ta pranojnë qytetarët mbi 60 vjet, punonjësit shëndetësor dhe pacientët me sëmundje serioze imunologjike.

Një rekomandim të tillë e dha Komiteti për Imunizim.

“Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë në momentin kur do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se do të mund ta marrin dozën e tretë. Nuk ka nevojë të dilet jashtë për dozën e tretë të vaksinës. Japim rekomandime në bazë të përvojave të vendeve të tjera dhe institucioneve ndërkombëtare se cilët janë ata persona që do të duhet të vaksinohen”, tha Filipçe.

Ndryshe, deri tani janë aplikuar gjithsej 1.482.287 doza të vaksinës, ndërsa 703.878 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ Maqedoni: Këto janë komunat në të cilat kryetarët janë zgjedhur që në raundin e parë18 tetor 2021
Shkupi e shënon 13 Nëntorin – Ditën e çlirimit13 nntor 2020
Debati për Xhaminë, Ahmet Kalaja: Gold Agës i doket e vogël xhamia: “Veç tish kon ma e madhe”22 korrik 2020