Nga Vendi
24 shtator 2021
Dimitrov: Bullgaria shkeli Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Marrëdhënia me Bullgarinë ndryshoi pasi ajo e shkeli nenin 2 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, e cila thotë se Sofja do të na ndihmojë në rrugën evropiane, nuk do të na pengojë, më së paku do të na bllokojë. Ne përjetuam dy veto dhe problematizimin e gjuhës sonë. Nuk ka progres në atmosferë nën shantazhe. Nevojitet besim i ndërsjellë dhe respekt në dialogun për të gjitha çështjet, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

“Në parim të Marrëveshjes së Fqinjësisë të Mirë me Bullgarinë ishte qeveritë, liderët politikë të merren me të tanishmen dhe me të ardhmen, ndërsa historianët të merren me histori. Atë që mund ta bëjë politika është që të krijojë klimë të përshtatshme – shoqëri, rrethe akademike, anëtarë të komisionit për çështje zhvillimore historike të bisedojnë lirshëm dhe haptas. Ajo që ndodhi është – raporti të zhvendoset sepse Bullgaria e shkeli nenin 2 të Marrëveshjes e cila flet se Sofja do të na ndihmojë në rrugën evropiane, nuk do të na pengojë, e më së paku do të na bllokojë. Ne përjetuam dy veto, përjetuam edhe problematizimin e diçkaje që është shumë e brendshme. gjuhës sonë – gjuhës maqedonase në nivel evropian dhe në këtë kuptim këto hapa e bënë dialogun e vërtetë shumë të rëndë. Ai është problemi kryesor në këtë moment. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që atë problem të zgjidhim. Sa më shumë që do të ketë besim dhe respekt drejtë tjetrit dhe çështjet që janë të rëndësishme për tjetrin aq më lehtë do të ecën dialogu për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për të dyja palët”, deklaroi Dimitrovi në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për projektin tripalësh për avancimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

Ai në pyetjen plotësuese theksoi se “problemi i madh për progres edhe në bisedimet rreth historisë dhe në bisedimet për temat e tjera kur kemi dallime është atmosfera e shantazheve”.

“Edhe populli maqedonas edhe populli bullgar dhe shumë popuj ballkanikë kanë një thënie e cila thotë ‘me forcë nuk ka bukuri’. Për afërsi të vërtetë dhe për progres të vërtetë nuk mund të bëhet fjalë nëse mbetet kjo atmosferë e shantazhit.

Ai përsëriti se përgjegjësi e politikës është të krijojë atmosferë, përgjegjësia është e ekspertëve, bashkësia akademike është që t’i adresojnë çështjet historike. “për momentin ajo atmosferë është dëmtuar për shkak të dy vetove – shkeljen e nenit 2 të Marrëveshjes e cila thotë se Bullgaria do të na mbështesë dhe do të na ndihmojë duke shkuar përpara drejtë së ardhmes së përbashkët evropiane dhe sa më shpejtë të kthehemi në një atmosferë pozitive që të sigurojmë të flasim për dallimet, progres aq më të madh do të bëjmë.

E pyetur në lidhje me deklaratën e zëvendës ndihmësit sekretarit të ri amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziaike, Gabriel Eskobar se ekzistojnë edhe mënyra të tjera që të zgjidhet kjo çështje, pa u bllokuar integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut ambasadorja, Kejt Meri Bërnz tha se ai e ka përsëritur politikën amerikane për vlerat afatgjate, gjegjësisht mbështetje për integrimin evropian të vendit.

“Ne e shohim të ardhmen maqedonase në BE dhe e konfirmojmë rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve dhe shpresojmë se do të vazhdojë deri në fund të vitit. Vazhdojmë të bisedojmë me të gjithë partnerët, kemi bisedë me Qeverinë në Shkup, bisedime me vendet fqinje dhe përgjatë gjithë Evropës të kujdesemi të bëjmë gjithçka që mundemi që ta mbështesim lëvizjen e procesit përpara. Nuk kam paralajmërim konkret në këtë moment, përveç se të konfirmoj se SHBA-ja do të përfshihet në këtë çështje dhe në bisedimet sepse e ndajmë vizionin e njëjtë Maqedonia e Veriut ta marrë vendin e merituar në Evropë dhe në BE dhe shpresojmë se kjo do të ndodhë shpejtë”, tha Bërnz.

Ajo përsëriti se nuk dëshiron të spekulojë për ndonjë plan për të cilin nuk ka dëgjuar.

“Është shumë e qartë se roli i SHBA-së është se ne kemi interes dhe e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si partner strategjik si edhe BE-ja, megjithatë, kjo nuk është situatë të cilën direkt mund ta zgjidhë SHBA-ja. Kështu që, qëndroni jashtë informacioneve të këqija”, tha ambasadorja amerikane Bërnz.

Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se pret që Bullgaria të vazhdojë të jetë mikja jonë dhe mbështetëse në procesin e integrimit evropian sipas nenit 2 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit she se vendi nuk do të bëjë kurrfarë hapash të rinj konkretë derisa nuk e fiton mbështetjen.



Të ndryshme
Më shumë
Zv.ministrja Naumovska kërkon që viti shkollor të fillojë më 15 Shtator14 gusht 2020
Festoi ditëlindjen në një tavolinë me burrin dhe ish-burrin, gazetarja shqiptare: Mund ta duash prap ish-in, dashuria mbetet gjithmonë30 qershor 2021
Maqedoni/ U regjistrua viktima më e re në moshë prej fillimit të pandemisë 2 shtator 2021