Nga Vendi
24 shtator 2021
VMRO-DPMNE e vendosur për Komisionin anketues, kërkesën do ta dorëzojë me emrin e ri kushtetues

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke komentuar refuzimin e kërkesës për formimin e Komisionit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë nga ana e kryeparlamentari Talat Xhaferi, tha se VMRO-DPMNE do të dorëzoje edhe njëherë kërkesë edhe atë me emrin e ri Kushtetues, me qëllimin e vetëm që të zbardhet e vërteta për tragjedinë në Tetovë.

“Le të jem unë ai që do të ketë pasoja politike.Çka është tani kjo, do të kërkojmë formë se përse nuk është përdorur emri i ri kushtetues? Ja do të dorëzojmë kërkesë të re me emrin e ri dhe ne do ta vuajmë dëmin politik vetëm të zbulohet e vërteta për 14 jetët e humbura”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se arsyeja se përse Xhaferi nuk ka pranuar kërkesën për Komisionin anketues, ka qenë për të shpëtuar rejtingun e partisë së tij dhe koalicionit.

 



Të ndryshme
Më shumë
Vajza e Michael Jackson tregon se vëmendja e paparacëve e çoi në halucinacione15 qershor 2021
Mariçiq nga Prespa: Rajoni duhet të unifikohet në luftën kundër korrupsionit, stereotipave dhe dezinformatave 1 korrik 2021
Raka, qytetarëve: Mos përdorni antibiotikë kundër COVID-19 edhe nëse ju përshkruan doktori20 gusht 2021