Nga Bota
29 shtator 2021
Alarmi për klimën/ Aktivistja e re ‘tallet’ me fjalët e liderëve botërorë: Vetëm bla, bla, bla dhe premtime boshe

“30 vitet e fundit udhëheqësit botërorë kanë qenë vetëm bla, blah, bla për sa i përket ndryshimeve klimatike”, tha aktivistja suedeze Greta Thunberg në Samitin e Rinisë për Klimën në Milano.

Greta imitoi udhëheqësit duke përsëritur frazat e tyre më të shpeshta në lidhje me krizën klimatike, duke i akuzuar ata për fjalë boshe dhe premtime të paplotësuara.

“Nuk ka Planet B, bla, bla, bla. Nuk ka politika konkrete për mjedisin. Më mirë ndërtoni , bla, bla, bla. Ekonomia e gjelbër dhe bla, bla, bla,” tha Greta Thunberg, raporton oranews.

“Zero emetimet, bla, bla, bla. Kjo është gjithçka që dëgjojmë nga të ashtuquajturit udhëheqës. Fjalë që tingëllojnë shkëlqyeshëm, por deri më tani, nuk kanë çuar askund. Fjalë dhe premtime boshe,” tha aktivistja 18-vjeçare.



Të ndryshme
Më shumë
MSH Maqedoni: Prej sot nis vaksinimi në ambientet e sallës “Boris Trajkovski”26 gusht 2021
Regjistrohen 10 raste të reja me coronavirus në Maqedoni26 korrik 2021
Elon Musk i ofrohen miliona për të luajtur në një filmin pornografik13 gusht 2021