Nga Bota
30 shtator 2021
Kompania e fluturimeve do të përjashtojë qindra punëtorë pasi nuk pranojnë të vaksinohen

Kompania amerikane e fluturimeve United Airlines do të pushojë nga puna 593 punonjës që kanë refuzuar të respektojnë detyrimin e vaksinimit kundër Covid-it.

Kjo u njoftua nga linja ajrore amerikane, duke raportuar se edhe 2 mijë punonjës të tjerë kanë kërkuar një përjashtim mjekësor ose fetar, i barabartë me rreth 3% të 67 mijë punonjësve.

Por pavarësisht kësaj, kompania deklaroi se ishte e kënaqur me rezultatet e politikës së saj të vaksinimit, duke thënë se më shumë se 99% e punonjësve të saj me qendër në SHBA kanë përmbushur kërkesat e kompanisë për t’u vaksinuar.

“Kjo është një arritje historike për kompaninë tonë ajrore dhe punonjësit tanë, si dhe për klientët dhe komunitetet që ne u shërbejmë. Arsyetimi ynë për të kërkuar vaksinën për të gjithë punonjësit e United në SHBA ishte i thjeshtë – për t’i mbajtur njerëzit tanë të sigurt dhe e vërteta është kjo: të gjithë janë më të sigurt kur të gjithë vaksinohen dhe kërkesat për vaksinë funksionojnë”, thanë shefat e kompanisë.

United njoftoi më 6 gusht se kompania ajrore me bazë në Çikago po kërkonte që të gjithë 67 000 punonjësit e saj me qendër në SHBA të vaksinoheshin.



Të ndryshme
Më shumë
Brima më anketë se si qëndrojnë partitë politike të Maqedonisë me mbështetje21 korrik 2021
Ali Ahmeti përfundon dëshminë pas tetë orësh 2 shtator 2020
Shkrumb e hi shtretërit e spitalit Kovid në Tetovë 9 shtator 2021