Nga Rajoni
11 tetor 2021
Rusia i reagon Ramës për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Deklaratë e pacipë, minon stabilitetin në rajon

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë televizive u shpreh se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mbetet aspiratë e tij.

Rusia e konsideron të papranueshme deklaratën e Ramës dhe kërkon reagimin e ndërkombëtarëve për këtë çështje.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” bie ndesh me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshilli të Sigurimit të OKB-së dhe minon stabilitetin në rajon. Pozicione të tilla nuk janë në përputhje me përpjekjet e përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për të krijuar një treg të vetëm. Ne mezi presim të dëgjojmë një përgjigje të përshtatshme nga rojet perëndimore të projektit të “ndërtimit të shtetit në Kosovë” ndaj kësaj sfide të hapur. Ne jemi të habitur që thirrjet e tilla subversive po injorohen ndërsa Beogradi po kritikohet për nismat humanitare për “botën serbe”, të cilat janë të arsyetuara dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Deklarata është transmetuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila e quajti “të pacipë” deklaratën e kryeministrit Shqiptar.

Reagimi i Rusisë është publikuar edhe në uebsajtin e ambasadës së Rusisë në Serbi.

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u pyet nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u përgjigj duke thënë se bashkimi i të dy shteteve është aspiratë.

“Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Ky nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme”, është shprehur Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Milloshovski: Edhe tragjedia e Tetovës do të zvarritet në labirintet e drejtësisë15 shtator 2021
Reagon Alternativa: Nuk e përkrahim Bilall Kasamin në Tetovë!19 tetor 2021
Majko përshëndet marrëveshjen për qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut19 gusht 2020