Kuriozitete
12 tetor 2021
Gjermania kërkon shoferë, paga 2300 euro

Rritja e transportit duket se është e pandërprerë me kompanitë shumëkombëshe që kërkojnë vazhdimisht drejtues të rinj profesionistë për nevojat që dalin, duke dhënë paga të kënaqshme për të plotësuar menjëherë vendet e lira.

Midis tyre janë kompanitë në Gjermani të cilat po kërkojnë jo një ose dy, por 500 shoferë me paga shumë të kënaqshme për të plotësuar nevojat e tyre, shkruan “Newsauto.gr”.

“Në Shtutgart paga është 2500 euro, në Frankfurt 2750, në Berlin 2300 euro, në Hamburg 2.500 euro, në Bavari 2500 euro neto. Kandidatët e interesuar duhet të na dërgojnë një CV në [email protected]” shkruan media greke.

Gjithashtu Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport.



Të ndryshme
Më shumë
Papa Françesku në Kataloni përmend Kosovën, thotë se Spanja duhet ta merr shembull 2 shtator 2021
Albin Kurtit i kërkohet të raportojë në Kuvend pas takimit me Vuçiqin21 qershor 2021
Izet Mexhiti nga Saraji: Pas 15 korrikut adresa e Mickoskit dhe Zaevit do jetë pikërisht selia e BDI-së në Tetovë 28 qershor 2020