Nga Rajoni
12 tetor 2021
Pacolli: Kalova 4 orë me Veselin, Thaçin dhe Selimin, tri shtete kanë dhënë garanci për lirimin me kusht të tyre

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për “EuroNeës Albania” ka treguar në lidhje për takimin 4 orësh që pati me tre ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Pacolli u shprehë se e di që 3 shtete kanë garantuar lirimin me kusht të tyre, transmeton Reporteri.net.

“Unë e di se tre shtete kanë dhënë miratimin për pranimin e të paraburgosurve, nëse gjykata ose gjyqtari vendos që ata të lirohen në liri. Nëse ka nevojë të paguhet ndonjë shumë financiare, unë nuk mund të them dot asgjë”, tha Pacolli fillimisht.

“I pashë të tre, Veseli, Thaçi, Selimi, të gjithë ishin mirë. Kalova 4 orë më ta dhe u ktheva. Ishte një ndjenjë e bukur të qëndroje me ta, por u mërzita kur i lashë në fund”, tregoi ai.

Tutje, Pacolli kritikoi institucionet e Kosovës që kanë reaguar me vonesë.

“I demoralizoi fakti që procesi gjyqësor fillon në diku në prill në maj, gabim i presidentit dhe institucioneve ne përgjithësi. Ne nuk kemi reaguar”, u shprehë Pacolli./Gazeta Online Reporteri/



Të ndryshme
Më shumë
Ishi-i i Tunes me të dashur të re18 qershor 2021
Zyberi: Vetëm një subjekt i tretë mund t’i tejkalojë tendencat bipolare të cilat po ngadalësojnë përparimin e vendit25 qershor 2020
Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Ligas me mbi 20 gola dhe mbi 20 asiste në një sezon!11 korrik 2020