Nga Vendi
13 tetor 2021
Shenjat e para të “krisjes” së Koalicionit ASH-AAA fillojnë nga Dibra!

Ditët e fundit të fushatës kanë nxitur edhe retorikën e partive politike, por ka nxitur edhe lëvizje dhe përkrahje interesante të kandidatëve të caktuar për zgjedhjet lokale shkruan TetovaSot. Një postim i fundit i kandidatit për komunën e Dibrës, Hekuran Duka së bashku me drejtorin e Logo A Adnan Ismaili, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Adnan Ismaili njihet si “lider shpirteror” i Alternativës së Afrim Gashit dhe kjo për tu kuptuar më mirë, ai ditë më parë u takua me Bekim Sali, kandidat i Alternativës dhe ASH-së në Çair.

Dalja në fotografi e Ismailit dhe Dukës, siç duket ka shkaktuar “krisjet” e para në koalicionin ASH-AAA, ku ky i fundit nuk do e përkrah Bekim Pocestën në Dibër por Hekuran Dukën nga radhët e BDI-së. Nga ASH ende nuk janë prononcuar në lidhje me këtë rast, se cilën parti do e mbështet Alternativa në Dibër.

Ndryshe, edhe para katër viteve Adnan Ismaili fill para zgjedhjeve lokale u fotografua me të ndjerin Ruzhdi Lata, ish kandidat dhe kryetar i Dibres nga rradhët e BDI.

TetovaSot



Të ndryshme
Më shumë
Fero del para Gjykatës, rrezikon deri në 5 vjet burg – Çfarë akuza rëndojnë mbi të?22 qershor 2021
ESHS: Bruto prodhimi vendor pëson rënie prej 12.7 në tremujorin e dytë 7 shtator 2020
Rama: Bledi Çuçi, ministri i ri i Brendshëm16 dhjetor 2020