Nga Bota
13 tetor 2021
Nëna hidhet nga 200m lartësi me foshnjen 1 muajshe e djalin 3 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë ku një nënë është hedhur nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i vrarë të dy.

Olga Zharkova, 34 vjeç, me dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodh nga kati i 19 i banesës dhe hetimet për vrasjen kanë filluar.

Dyshohet se nëna e vuante nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj.

Mediat e huaja raportojnë se Zharkova kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.

“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes, u ndje e vetmuar dhe e lodhur”, është shpreh një burim.

Koreografi Albi Nako ka qenë sërish në vëmendje orët e fundit pas një videoje nga emisioni Tka mami yll, që bëri xhiron e rrjetit Personazhe të njohur e të panjohur iu kthyen kundër Nakos pa…



Të ndryshme
Më shumë
Florin Besimi: ‘Rinia në rend të parë’, ja pikat e programit të BDl-së për rininë 8 korrik 2020
Kida thekson linjat trupore në paraqitjen e radhës me bikini 5 gusht 2020
Nikollovski: Do të ketë ligj për prejardhjen e pasurisë27 gusht 2021