Nga Vendi
13 tetor 2021
Rexhepi do ta udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren

Bekim Rexhepi do të udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren. Si rrjedhë e memorandumeve për bashkëpunim të nënshkruara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në lidhje me studimin fizibilit për rrugën Prizren-Tetovë dhe për tamponin e zonës Blacë, u formua Komisioni nga ana e Qeverisë së RMV, ku kryetar i Komisionit është propozuar zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Kjo rrugë është premtim i Qeverisë Kurti 2 kurse ka marrë mbështetje edhe nga Qeveria e Maqedonisë, që është edhe ana tjetër e rrugës që vazhdon nga pjesa e Kosovës, që lidh Prizrenin dhe Tetovën, nëpërmjet malit Sharr. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dhurata Dora sapo vulosi një super sukses ndërkombëtar, por jo në muzikë22 gusht 2020
Qeveria e re, Presidenti ka 10 ditë afat për të dhënë mandatin 5 gusht 2020
Lukarevska: 5.537 qytetarë dhuruan paratë nga “TVSH-ja ime” në sektorin shëndetësor 1 korrik 2021