Nga Vendi
14 tetor 2021
Në zgjedhjet lokale në Maqedoni do të angazhohen 1.045 vëzhgues dhe përkthyes nga jashtë dhe brenda

Për zgjedhjet lokale të vitit 2021 që do të mbahen të dielën janë akredituar gjithsej 1.045 vëzhgues dhe përkthyes të huaj dhe të brendshëm.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, zgjedhjet do t’o monitorojnë 714 vëzhgues të brendshëm. Të akredituar janë 512 vëzhgues nga Asociacioni AKSIOS 2017, 190 nga shoqata Civil Qendra për liri Shkup, si dhe 12 vëzhgues nga Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie.

Misioni OSBE/ODHIR ka akredituar 217 vëzhgues, ambasada amerikane 15, Ambasada e Britanisë 7, Ambasada e Francë dhe Hungarisë 6, IFES dhe ambasada e Shqipërisë 5, Ambasadat e Rusisë, Holandës dhe Italisë 4, ambasadat e Çekisë dhe Bosnjës 3, ambasada e Greqisë, Bullgarisë dhe Spanjës nga 2 dhe ambasada e Belgjikës 1.

Sipas rregullores së KSHZ-së, akreditimi i vëzhguesve për këto zgjedhje përfundoi më 6 tetor./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Të premten, përsëri protestohet për energjinë elektrike 1 shtator 2020
Afrim Gashi për të tretën herë i ikë debatit me Arbër Ademin! 7 korrik 2020
Tetovë: Tollovi para punktit për vaksinim29 qershor 2021