Nga Vendi
14 tetor 2021
Ahmeti për Deharin: “Trimin vrae, por hakun mos ia ha”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë në Kërçovë gjatë  fjalimit  të  tij u shpreh se Fatmir Deharin e vlersojnë qytetarët për punët që i ka bërë e jo për fjalët ku mes tjerash tha “Trimin vrae, por hakun mos ia ha”, ai gjithashtu shprehi  përkrahjen ndaj kandidaturës së Fatmir Deharit duke e vlerësuar lartë punën e tij të dëshmuar në krye të komunës.

“Jam sot këtu me të gjithë së bashku për të dhënë përkrahje Fatmir Deharit. Jemi me ju për 20 vite me rradhë që të dalim faqebardhë në të gjitha fushëveprimtaritë. Ky është mandat për shkëlqim sepse Agjenda e blertë tërë sistemimin e ambientit të projektuar në të gjitha sferat pritet epilogu përfundimtar të fillojnë punimet dhe fshatrat e qyteti jonë të lulëzojë. Në projekt e sipër është gazifikimi që vitin e ardhshëm të depërojë në Kërçovë që ndihmon Agjendën tonë të mos ndotet ajri. Mbi shpatullat e mia ka përgjegjësi të mëdha në përzgjedhjen e kuadrove përfshirë dhe Fatmir Deharin. Unë shfrytëzoj tre instanca, bazën-degën, qendrën ku jam dhe unë si dhe popullin. Dhe unë e respektoj vullnetin e shumicës së popullit sepse ky është kapitulli i ri”, ka theksuar kryetari i BDI-së Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është postimi ofendues për Kosovën i vozitësit me tabela të Beogradit që u largua nga sheshi29 qershor 2021
Zaev: Në normalitetin e ri, jeta vazhdon në përputhje me protokollet për mbrojtje27 maj 2020
VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë22 shtator 2020