Nga Vendi
17 tetor 2021
Ambasada e SHBA-ve Maqedoni: Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente thelbësore për demokracinë

Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të fortë, shkruajnë nga Ambasada e SHBA-së në faqen e tyre në Facebook.

“Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, thonë nga Ambasada Amerikane.

Zgjedhjet lokale po mbahen sot në Maqedoninë e Veriut, duke zgjedhur kryetarë dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në 3.480 vendvotime, qytetarët mund të votojnë për gjithsej 10.831 kandidatë, nga të cilët 299 për kryetarë komunash dhe pjesa tjetër për këshilltarë, në 91 lista të paraqitura nga një grup zgjedhësish të pavarur dhe 31 lista partish politike dhe koalicionesh./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ada e Përputhen i jep ‘flakë’ rrjetit18 tetor 2021
Graniti ia thotë hapur Fifit që e pëlqen: Nuk të shoh si shoqe ose motër12 tetor 2021
Sulmohet nga 10 djem 21-vjeçari që është pjesë e komunitetit LGBT17 qershor 2021