Nga Rajoni
11 korrik 2020
Mjeku shqiptar që thoshte se koronavirusi zhduket verës, ja çka thotë tani?

Në një ditë me bilanc tragjik të viktimave nga koronavirusi në vend, me 4 jetë të humbura dhe me 93 raste të reja të koronavirusit, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë apel të fortë për të gjithë qytetarët, për mbajtje me doemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës.

“Mbyllja nuk është zgjidhje, është zgjedhje, më dëgjoni, ju lutem, zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo, edhe në rrugë, mbajta e distancës, dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”- tha Pipero, në studion e “News 24”.

“Nëse sot vendosim maskën, të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy apo tre herë, më pak të infektuar, të sëmurë, të shtruar në spital dhe dy-tre herë më pak humbje jete. Në mirëkuptoni, ndonjëherë ndodh ta kemi thënë vonë, por asnjëherë nuk është vonë, për të marrë masa”- tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami “thyen” Alternativën, Çairi mbetët i Besës 5 korrik 2020
Gjykata Administrativ sot shqyrton ankesat e VMRO-DPMNE-së24 korrik 2020
Ali Ahmeti: Sa jemi afër, aq jemi edhe larg në bisedimet me LSDM10 gusht 2020