Nga Vendi
22 tetor 2021
ASH-AAA do ta çojnë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta ankimojnë në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili refuzoi ankesën e tyre për vendvotimin 0543 në Dibër.

Sipas këtyre partive, ankesa ka pasur bazë për disa arsye; procesverbali në këtë vendvotim nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit zgjedhor, ashtu siç e kërkon ligji, anëtarët nuk kanë evidentuar në procesverbal arsyet se pse nuk firmosin, procesverbali nuk është nënshkruar as nga Komisioni Komunal Zgjedhor i cili duhet të nënshkruaj nëse këtë nuk e bën shumica e këshillit dhe procesi zgjedhor në këtë vendvotim është drejtuar nga një kryetar i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Testimin e nxënësve e koordinon Ministria e Shëndetësisë12 tetor 2021
Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi27 tetor 2021
Zaev sot për vizitë në Tiranë, do të takohet me kancelaren Merkel14 shtator 2021