Nga Rajoni
28 tetor 2021
Kaq vota mori kandidati “modest” i Nismës pas rezultatit përfundimtar

Kandidati i Nismës Socialedemokrate në Podujevë, Xhemajl Hasani, ka befasuar me numrin e votave që ka marrë në zgjedhjet e 17 tetorit.

Hasani, i cili ishte i bindur në fitore, ka dal i fundit në rendite pas shpalljes përfundimtare të rezultateve.

Ai ka marrë vetëm 205 vota, apo 0.54 përqind.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka dalë më i votuar sesa kryetari aktual që është nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi.

Hyseni ka marrë 16.925 vota apo 44.20 për qind, derisa Bulliqi ka 16.907 vota apo 44.16 për qind.

Në vendin e tretë për nga votat radhitet kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, me 2, 471 vota.

 



Të ndryshme
Më shumë
Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë10 maj 2021
Gostivar, 10 persona nuk e respektojnë vendimin për izolim25 gusht 2021
‘Po e përcillte për Zvicër dhe u puthën në buzë’, Edit i publikohet fotografia me të dashurën jashtë ‘Për’puthen’29 shtator 2021