ShowBiz
31 tetor 2021
Sërish shtatzënë, Loredana ka një pyetje për ndjekësit

Në media rozë shpeshherë është përfolur për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, Loredana Zefi, pasi vetë ajo ‘ngacmonte’ ndjekësit me disa fotografi.

 

Para pak kohe në këngën që solli së bashku me Mozzikun, ky i fundit thotë në një pjesë “Ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vëlla”.

Edhe pse dyshja nuk janë më bashkë, Loredana shpeshherë nxit thashethemet për një rikthim te mundshëm mes tyre. Së fundmi, ajo ka postuar një video në rrjetin social “TikTok”, ku shfaqet me barkun e fryrë.

Ajo i është drejtuar ndjekësve me pyetjen: “Çfarë mendoni?”, duke ngritur dy duart dhe në njërën anë duke vendosur emojit e ‘ushqimit’ dhe në anën tjetër një ‘grua shtatzënë’. Teksa, ndjekësit përsëri kanë filluar të aludojnë në një shtatzëni të dytë të reperes.

https://www.tiktok.com/@loredanaofficial/video/7024502160683453702?referer_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2F&referer_video_id=7024502160683453702&refer=embed



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për dalje në zgjedhje14 shkurt 2021
Rama derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin. Ka bërë pakt me Vuçiçin, armikun e shqiptarëve25 qershor 2020
Samsung Galaxy S30 Ultra pritet të vijë me një kamerë prej 150 megapikselë15 maj 2020