Nga Rajoni
27 nntor 2021
Të hënën hapet Rruga e Arbrit në Shqipëri, thirrje për kujdes drejtuesve të automjeteve

Të hënën më datë 29 nëntor Rruga e Arbrit në Shqipëri do të hapet për qarkullim.

Kryeqyteti tashmë do të lidhet më shpejt me zonën verilindore dhe qarkun e Dibrës përmes aksit prej 70 kilometrash, që përbëhet nga 6 tunele dhe 4 ura.

Burreli, Klosi, Bulqiza dhe Peshkopia nëpërmjet Rrugës së Arbrit do të jenë larg nga kryeqyteti dy orë.

Rruga do të jetë mbi 80 % e kalueshme por menaxheri i projektit ka një thirrje për drejtuesit e automjeteve.

“Një nga elementët që kemi përfshirë në planin e menaxhimit të trafikut është kufizimi i shpejtësisë, përderisa është një rrugë ku ne kemi punime të tjera. Apeli shkon për drejtuesit e mjeteve,” – u shpreh inxhinieri Mihallaq Spirollari.

Aktualisht punimet për përfundimin e rrugës janë fokusuar në tunelin e Murrizit. Rruga e Arbrit përfundon në Blladë në kufi me Maqedoninë e Veriut./Euronews/



Të ndryshme
Më shumë
Estrada e vaksinuar, japin mesazhe e bëjnë thirrje që çdo qytetarë të vaksinohet18 gusht 2021
Fantazia serbe për largimin e SHBA-ve nga Kosova 2 shtator 2021
Covid-19, tre viktima dhe 168 raste të reja 9 korrik 2020