Nga Rajoni
11 dhjetor 2021
Rama ndoqi Kuvendin e Berishës? Fotoja që qarkullon në rrjetet sociale

Në kohën që në “Air Albania” po vijohen punimet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit të thirrur prej ish-kryeministrit Berisha, vëmendje ka marrë një foto që po qarkullon në mediat sociale.

Në foto duket emri i kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste , Edi Rama që i bashkohet videos live duke ndjekur Kuvendin e organizuar nga nisma“Foltorja”.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një shaka apo është i vërtetë ky fakt në një moment që lëvizjet e personaliteteve të politikës shqiptar  Berishës, Bashës dhe Ramës janë gjithmonë e më tepër në vëmendjen e publikut.

Si asnjëherë më parë në historinë e PD, janë thirrur dy Kuvende ai i që po zhvillohet në këto momente në “Air Albania” dhe Kuvendi i thirrur nga Basha në 18 Dhjetor.



Të ndryshme
Më shumë
“Ca kosovarë i ka lënë sërbi kot gjallë”, Vesa Luma reagon e shokuar pas mesazhit të ndjekësit 4 gusht 2021
Zaev: Posti i presidentit varet nga votuesit12 tetor 2021
Si të ulni tensionin e lartë me 3 metoda natyrale 6 maj 2021