ShowBiz
14 dhjetor 2021
Sonte do të derdhim lot në spektaklin e ‘BBV’, për Beniadën do vijë dikush që ajo as që e çon në mendje

Sot na pret një mbrëmje me plot emocione në spektaklin e radhës në ‘BBV’. Përveç debaateve të zakonshme, largimit të njëri banor nga shtëpia, nominimeve, do ketë edhe një surprizë për njërin nga banorët, që do të emocionojë atë dhe gjithë publikun.

Sot është radha e Beniadës të surprizohet, modelja që ka hyrë që ditën e parë të ‘BBV’ dhe deri më sot s’ka marrë asnjë surprizë nga familja e saj. Ajo ka deklaruar që edhe kur është jashtë, kalon pak kohë me ta për shkak të angazhimeve të punës, pasi Beni është një modele shumë e njohur dhe me eksperiencë në Itali.

Nga burimet tona mësohet se sot do vijë vëllai i saj, me të cilin ka kohë pa kontaktuar. Pjesa tjetër si do organizohet surpriza nga stafi i ‘BBV’ nuk dihet ende. Ajo që dihet me siguri është që sot do të derdhim lot nga takimi emocionues mes Beniadës dhe familjarëve të saj.

Pak ditë më parë, Beniada ka folur me Meridianin për jetën e saj dhe ka zbuluar që kur ishte në vit të dytë universitet nuk donte që të mundonte prindërit me pagesat e shkollës dhe librave të shtrenjtë, ndaj nisi punë në një diskotekë si kasiere. “Isha në vit të dytë. Librat bënin shumë shtrenjtë dhe fillova punë në një diskotekë si kasiere.

Babi e kishte vdekje se kthehesha në shtëpi vonë, kishte frikë dhe më priste zgjuar. Unë vetëm merresha me biletat, por një gabim të bëje ishte shumë problem sepse i paguaja nga xhepi”, u shpreh Beniada. Në bisedë e sipër ajo ka treguar edhe pseudonimin me të cilën e thërrisnin prindërit dhe të afërmit.

Të gjithë mund të mendoni se ky etiketim mund të lidhet me diçka të ëmbël, romantike apo delikate ashtu si karakteri i Beniadës. Në fakt bukuroshja ka treguar se përgjatë shumë viteve është thërritur ‘’lulelakër’’. Gjithashtu Beniada ka shtuar se fiziku i saj ka qenë i mbushur dhe topolak deri në vitet e para të adoleshëncës.



Të ndryshme
Më shumë
KSHZ Maqedoni: Këto janë komunat në të cilat kryetarët janë zgjedhur që në raundin e parë18 tetor 2021
Voton Ai Ahmeti, ja porosia e tij (video)15 korrik 2020
Maqedoni: Sekuestrohet sasi e madhe e testeve anti-gjen në “Tabanoc”23 gusht 2021