Nga Vendi
16 korrik 2020
Maqedonia e veriut: statistikat në 24 oret e fundit

Ministra e Shëndetësisë e republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 830 testet e kryera rezulton që të kemi 94 raste të reja me Kovid-19, të shëruar 42 pacientë dhe 8 të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.

Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.

Ndërkohë po sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 42 raste të të shëruarve dhe atë: Shkup-27, Shtip-1, Prilep-8, Tetovë-1, Veles-3 dhe Koçanë-2.

Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 pacientë dhe atë: 2 nga Shkupi, një nga Prilepi, një tjetër nga Struga, një nga Ohri, 2 nga Gostivari dhe një tjetër nga Kërçova.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Rritet frika te popullata për mundësinë e infektimit me coronavirus29 qershor 2020
FOTO/ Klaudia Pepa pozon n*do në oborrin e shtëpisë/ Po a panë gjë fqinjët e saj?!20 korrik 2020
Kandidati për kryeministër Naser Zyberi,përshëndet nga xhamia e Pashës Tetovë26 qershor 2020