Nga Vendi
22 qershor 2020
Shpërthyen “Bomba” Të Reja, Përmenden Donçev, Zaev Dhe Ruskoska

Bomba të reja u publikuan në internet. Tre biseda audio dhe një video material të publikuara nën pseudonimin “Leplivi race” janë publikuar në kanalin Youtube. Në regjistrimin dëgjohet zëri i ish drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor Den Donçev. Në video shihet sesi për një moment para Donçevit dikush lë para kesh dhe ai i merr dhe i fut në çantën e tij.

Në audio materialet Den Donçev i përmend Zoran Zaevin, avokatin Filip Medarski, pra avokatin e Zaevit, por edhe prokuroren Villma Ruskoska dhe drejtoreshën e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar. Lideri i LSDM-së Zaev thotë se përgjigje për bombat më të reja, personalisht do duhet të japë Donçev. Sipas ish kryeministrit, Donçev bisedon për kompaninë “Total” e jo për kompaninë për dializë “Diamed”. Zaev është i bindur se regjistrimet janë të koordinuara dhe publikuara nga VMRO-DPMNE.

”Sipas informatave që kam, pasi Medarski është miku dhe avokati im dhe e di ku ka qenë i angazhuar. Prandaj janë mbajtur takime te unë për “Total TV”. Ka dy palë pronarë që janë të konfrontuar dhe ata denoncojnë njëri-tjetrin në institucione dhe e di që njëri prej tyre është mik me Den Donçevin”, deklaroi Zaev, kryetar i LSDM-së.

Den Donçev në telefon na tha se ose sot ose nesër do ketë reagim me shkrim lidhur me publikimin e këtyre bombave. Nga Prokuroria thonë se për Den Donçevin tashmë është hapur proces hetimi.



Të ndryshme
Më shumë
Të premten, përsëri protestohet për energjinë elektrike 1 shtator 2020
Ahmeti për Zaevin: Ai bën deklarata pasi i pi 2-3 raki e pastaj kërkon falje 6 korrik 2020
Raporti për financimin e fushatës, 90 ditë pasi KSHZ-ja të shpall rezultatet zgjedhore21 korrik 2020