Nga Vendi
22 korrik 2020
Arrijnë edhe gjashtë aktpadi në Gjykatën Administrative të Maqedonisë

Gjashtë aktpadi të reja janë parashtruar në Gjykatën Administrative duke kundërshtuar kështu vendimet e KSHZ-së për ankesat e partive politike.

“Dy aktpadi janë parashtruar nga OBRM-PDUKM, dy nga partia Demokrati, një nga partia Maqedonia unike, përkatësisht nga koalicioni ‘Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni’, dhe një nga partia e punës”, thonë nga Gjykata Administrative.

Gjatë ditës së sotme aktpadi janë parashtruar edhe nga E majta dhe nga Unioni socialdemokrat.

Afati për parashtrimin e aktpadive në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Dy viktima të reja nga Covid-19 në Shqipëri24 korrik 2020
Nga Beogradi në Tiranë: Çka i tha Merkel Vuçiqit për Kosovën?14 shtator 2021
Bytyqi për Marrëveshjen e Ohrit: Një atdhe, një shoqëri për të gjithë13 gusht 2021