Nga Vendi
24 korrik 2020
Është hakuar web faqja e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se është sulmuar dhe për momentin nuk funksionon ueb faqja e saj dhe se nuk funksionojnë as e-mailat zyrtarë të të punësuarve në institucion.

“Për momentin është duke u hetuar se çfarë ka ndodhur saktë, si dhe për sa kohë do të zgjidhet problemi për çka do të informojmë shtesë. Komunikimi ynë me mediat do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: [email protected]”, qëndron në kumtesë.

Nga Ministria theksojnë se të gjitha pyetjet mediat t’i dërgojnë në adresën e dhënë dhe do të përgjigjen sa më shpjet që është e mundur. shk/



Të ndryshme
Më shumë
Policia e Shqipërisë jep informacion për lëvizjen jashtë vendit11 korrik 2020
E bija i ka sugjeruar një tatuazh, Loredana e realizoi në krah për dëshirën e Hanës 3 gusht 2020
Skadon afati për dhënien e kartelave pagesore17 korrik 2020