Nga Bota
3 gusht 2020
Gjykata italiane anulon gjobat e karantinës: Janë të paligjshme

Një gjykatë në Frosinone, Itali vendosi se gjobat e vendosura gjatë karantinës Janë të paligjshme”.

Gjykata vendosi të anulojë masat e vendosura ndaj dy qytetarëve duke arsyetuar se gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për shkak të fatkeqësive natyrore apo aksioneve të lidhura me veprimtarinë e njeriut, siç e parashikon kodi i Mbrojtjes Civile.

Sipas tij këto dy raste nuk kanë lidhje me pandeminë botërore apo me një emergjencë sanitare.

Ky vendim pritet të hapë debat të madh në lidhje me këto sanksione të cilat janë kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut./GJURMA.COM/



Të ndryshme
Më shumë
Sara i blen një yll në qiell Ledrit për ditëlindje, reperi zbulon detaje rreth çiftit27 korrik 2020
Zaev dhe Mickoski bëhen bashkë: ‘Ska kryeministër shqiptar’30 qershor 2020
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 qershor 2020