Nga Bota
4 gusht 2020
OKB: Një miliard nxënës janë prekur nga mbyllja e shkollave prej COVID-19

OKB njoftoi se gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) të paktën një miliard nxënës kanë mbetur larg arsimit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një video-mesazh të publikuar theksoi se për shkak të pandemisë në mbarë botën janë privuar nga arsimi parashkollor mbi 40 milionë fëmijë.

Guterres bëri të ditur se edhe para pandemisë në arsim ka pasur krizë, ku më shumë se 250 milionë fëmijë në moshë shkollore nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

Pasi tërhoqi vëmendjen se që nga mesi i korrikut të paktën një miliard nxënës nga të gjitha grupmoshat kanë mbetur larg arsimit me mbylljen e shkollave për shkak të COVID-19, Guterres deklaroi që ”bota përballet me një katastrofë që dëmton potencialin njerëzor, dëmton zhvillimet e arritura për dhjetëra vite, rrit pabarazitë e vendosura dhe ndikon te brezat”.

“Ne ndodhemi në një pikë kthese për fëmijët dhe të rinjtë e botës. Vendimet që qeveritë marrin aktualisht me aleatët do të kenë efekte të përhershme tek qindra miliona të rinj dhe mbi zhvillimin e vendeve në dhjetëra vitet e ardhshme”, tha Guterres.

Guterres bëri thirrje për rihapjen e shkollave me vendosjen e kontrollit në përhapjen lokale të virusit dhe kërkoi nga qeveritë që t‘i japin përparësi arsimit në politikat financiare.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri 34 gradë 9 shtator 2020
Raporti për financimin e fushatës, 90 ditë pasi KSHZ-ja të shpall rezultatet zgjedhore21 korrik 2020
152 raste të reja me Covid-1926 korrik 2020